Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami i reagon Kurtit: S’mund të thuash “s’kam pritur drejtësi” dhe të mos ndërmarrësh hapa, çka ke ba deri tash

Gazeta10
30 September 2026 - 21:44

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Politiko”, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk kishte pritur drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se këtë qëndrim e kishte shprehur që nga fillimi.

Behrami tha se deklarata ngre pyetjen se çfarë ka bërë shteti gjatë gjashtë viteve për të ndikuar në vendosjen e drejtësisë në këtë proces.

“Nëse një kryeministër që ka udhëhequr qeverinë për gjashtë vjet, gjatë gjithë procesit, nuk ka pritur drejtësi, atëherë pyetja logjike është: çka ke bërë ti si shtet për me vendos drejtësinë në këtë gjykatë? S’mundesh me thanë ‘s’kam pritur drejtësi’ edhe me lanë aty. O duhet me ndërmarrë hapa që me vendos drejtësinë”, tha Behrami.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.