Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për projektligjin për Specialen: E mbështesim edhe pse nëse e votojmë, Aleanca bën një shkelje

Gazeta10
30 September 2026 - 23:13

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka folur për projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke treguar se Aleanca është konsultuar gjatë hartimit të tij.

I ftuar në emisionin “Adresa”, Haradinaj tha se iniciativa për këtë projektligj ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa disa deputetë të Aleancës kanë dhënë kontributet e tyre gjatë procesit.

“Iniciativa ka ardhë nga PDK-ja, na kanë konsultu edhe disa kolegë i kanë dhanë disa kontribute në këtë ligj. Nuk jam me mos me ba kurgja, jam në mbështetje të këtij ligji”, deklaroi Haradinaj.

Megjithatë, Haradinaj tha se votimi i këtij projektligji do të paraqiste një shkelje nga ana e Aleancës, duke pasur parasysh qëndrimin e saj të mëparshëm ndaj themelimit të Gjykatës Speciale.

“Edhe pse, nëse e votojmë këtë ligj, Aleanca e bën një shkelje, për shkak se ne s’e kemi votu Gjykatën Speciale”, tha Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.