Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Duhet ndarë praktikat institucionale që të përmirësohet cilësia e jetës së komuniteteve

Gazeta10
07 November 2022 - 10:29

Samitit i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor është duke u mbajtur sot në Prishtinë. I pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë fjalimit të tij tha se është i angazhuar që të përmirësohen sa më shumë të drejtat ndaj komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian, raporton Gazeta10.

“Ky samit ka për qëllim krijimin e një praktike të mbledhjes së akterëve kryesor se si vendet e Ballkani Perëndimor mund të luftojnë diskriminim ndaj komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian”, ka thënë Kurti.

“Duhet bashkëpunuar dhe ndarë praktikat institucionale në mënyrë që të rritet mirëqenia e të përmirësohet cilësia e jetës së komuniteteve në vendet e rajonit. Përgjegjësi institucionale, por edhe ndërgjegjësim shoqëror”, ka pohuar Kurti.

Ky samit është duke u organizuar për herë të parë në Kosovës dhe është  nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.