Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

10 raste të dhunës familjare gjatë muajit shtator në rajonin e Ferizajt

Gazeta10
01 October 2026 - 14:00

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje.

Gjatë muajit shtator 2026, janë raportuar gjithsej 10 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 në Ferizaj, dy në Kaçanik, një në Shtime dhe një në Shtërpcë.

Ndërsa gjatë muajit shtator 2025, ishin të raportuara gjithsej 20 raste të dhunës në familje, prej tyre 13 në Ferizaj, 4 në Shtime dhe 3 në Kaçanik
Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit shtator 2026 ka shënuar rënie prej 50%, krahasuar me shtatorin 2025, njofton Policia e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.