
Një rast i dyshuar për mjet shpërthyes është raportuar në lagjen “Katër Llullat”, në afërsi të sheshit “Skënderbeu”.
Gazetari Zeqir Hasani, në lidhje direkte për emisionin “Gazeta”të Kanal10, raportoi nga vendi i ngjarjes, duke bërë të ditur se autoritetet kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë dhe po kryejnë ekzaminimet përkatëse.
Sipas informacioneve paraprake, policia ka marrë informacion për një mjet të dyshuar dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për të garantuar sigurinë, autoritetet kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë, ndërsa po vijojnë ekzaminimet e mjetit të dyshuar.
Një prej pronarëve të bizneseve në zonë ka deklaruar se, sipas asaj që ka parë apo është informuar, mjeti dyshohet se ka ardhur nga ajri dhe më pas është gjetur brenda lokalit. Sipas të njëjtit burim, brenda tij dyshohet se është gjetur një pajisje e ngjashme me Molotov, e komanduar me telekomandë. Këto pretendime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia.