
Pas raportimeve se dyshohej për një mjet shpërthyes në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, doli se ishte alarm i rremë.
Kanal 10 ka raportuar për mjetin e dyshuar, duke sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes gazetari, Zeqir Hasani.
Dyshohet për mjet shpërthyes pranë sheshit “Skënderbeu”, policia zgjeron perimetrin e sigurisë
Madje televizioni ka siguruar edhe pamje se si ky mjet ka ra nga ajri në tokë, pikërisht në rrugën “Bajram Kelmendi”, e njohur si ‘4 LLullat”.
E lidhur me këtë alarm, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ësht gjetur asgjë.
“Informata është trajtuar nga ana e Policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha zëdhënësi i Policisë rajonale në kryeqytet, Enis Pllana.