
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje.Pas konferencës, Haxhiu tha se në rrethanat aktuale, partitë duhet të vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“U uroj të gjitha partive politike të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për ta çuar vendin në zgjedhje.
As për qytetarët e Republikës së Kosovës, as për vetë Republikën e Kosovës, por as në rrethanat në të cilat jemi, sidomos pas 16-17 shtatorit, nuk do të duhej as t’i shkonte në mendje dikujt që të bënin veprime të cilat çojnë drejt zgjedhjeve” u shpreh Haxhiu.
Ajo tha se takimet mes partive politike duhet të vazhdojnë, ndërsa theksoi se Kuvendi ka pak ditë në dispozicion deri më 5 tetorë për të gjetur një emër për president.