Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendosen trupa të EULEX-it në stacionin e policisë në veri

Gazeta10
07 November 2022 - 11:12

Pjesëtarë të policisë së EULEX-it vërehen duke hyrë dhe dalë nga stacioni i Policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre, transmeton Gazeta10.

KosovaPress raporton se dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë ditës së sotme, me orare të ndryshme.

Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre po ashtu sot, por nëpër stacionet e këtyre komunave.

Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Kujtojmë se deri tek suspendimi i këtij të fundit erdhi pasi i njëjti ka refuzuar të zbatojë vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.