Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti drejtë SHBA-së, Ahmeti ndan detaje

Gazeta10
02 September 2026 - 0:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari dhe moderatori Arben Ahmeti gjatë emisionit “Adresa”.

Sipas Ahmetit, përveç pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë qëndrimit në SHBA priten edhe takime të tjera të Kurtit.

“Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë drejt SHBA-së, ku do të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe priten edhe takime të tjera”, ka deklaruar Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.