
Kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.
Ai tha se tashmë ka nisur komunikimet me liderët e partive opozitare për çështjen e zgjedhjes së të parit të vendit.
Kurti i bëri këto komente të premten, gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Fuqizimin e Grave.
Kosova duhet ta zgjedhë presidentin deri më 6 tetor. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor.