
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Avni Arifi në emisionin “Java 10” ka komentuar deklaratën e ministres Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se Vetëvendosje nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt.
Arifi e ka cilësuar këtë deklaratë si “skandal dhe mashtrim”, duke e krahasuar me narrativat serbe gjatë luftës në Kosovë.
“Kur ka thënë dje Arbërie Nagavaci që Vetëvendosja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt, mu duk sikur në luftë kur serbët thojshin që shqiptarët nuk po ikin nga Serbia po nga bombardimet e NATO-s, por skandal dhe mashtrimi ishte aq i madh sikur me dalë nga e njëjta ‘kuzhinë’, Isufajn e ka shkarku Albin Kurti”, tha ai./Gazeta10