Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri

Gazeta10
03 October 2026 - 21:59

Në një postim në platformën X, Fehlinger-Jahn ka bërë edhe një premtim të veçantë për Shqipërinë. Ai ka deklaruar se, nëse do të zgjidhej president i Austrisë, do të angazhohej për kthimin në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës që i atribuohen heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, transmeton lajmi.net.

“Si President i Austrisë, do të zotohesha të kthej helmetën dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar Mbretin Skënderbe”, ka shkruar ai.

Mesazhin e tij, politikani austriak e ka regjistruar para dhomës në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë, ku ekspozohen përkrenarja dhe shpata që i atribuohen Skënderbeut.

Fehlinger-Jahn është i njohur për angazhimin e tij publik në çështjet e zgjerimit të NATO-s dhe integrimit euroatlantik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.