Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK mban mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar

Gazeta10
04 October 2026 - 12:23

PDK mban mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot në orën 14:00, në selinë e partisë.

Sipas burimeve të Gazeta10, në takim pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike, përfshirë takimet e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Burimet bëjnë të ditur se Kurti ka kërkuar që Projektligji për Specialen të miratohet fillimisht në lexim të parë. Më pas, Kuvendi do të procedonte me seancën për zgjedhjen e presidentit, ndërsa miratimi i projektligjit në lexim të dytë do të shqyrtohej vetëm pas përfundimit të kësaj procedure.

Sipas të njëjtave burime, kjo kërkesë nuk është pranuar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Në mbledhjen e sotme pritet të përcaktohet qëndrimi i PDK-së lidhur me zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejshëm politikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.