Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestuesit nuk i lejojnë deputetët e LDK-së të dalin nga Kuvendi

Gazeta10
05 October 2026 - 12:11

Gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, ka raportuar drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës se protestuesit nuk po i lejojnë deputetët e LDK-së të dalin nga objekti i Kuvendit.

Sipas raportimit të Hasanit, situata është krijuar pas përfundimit të seancës së Kuvendit, ku u votuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Zhvillimet po përcillen nga afër, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.