Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri kërkon që procedura për ndryshimin e ligjit për Specialen të përfundojë sot

Gazeta10
05 October 2026 - 14:25

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kërkuar që procedura për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të përfundojë brenda ditës së sotme.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Tahiri ka paraqitur një mocion procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit, duke propozuar një dinamikë të përshpejtuar për shqyrtimin e projektligjit.

Ai propozoi që shqyrtimi i dytë i projektligjit të zhvillohet në seancën plenare të Kuvendit po sot, më 5 tetor 2026, në orën 17:30.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, parashtroj mocionin për procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara të rregullores së Kuvendit për shqyrtimin e këtij projektligji si vjen. Propozoj që amandamentet në projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuara të mund t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në ora 14:30. Komisioni Funksional, deri në ora 15:30, duhet ta shqyrtojë projektligjin në fjalë… Komisioni Funksional, deri në ora 17:00, pra sot, duhet t’ia paraqesë Kuvendit raportin me rekomandimet për projektligjin dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuara për shqyrtimin e dytë në seancën plenare. Shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar do të bëhet në seancën plenare sot në 5 tetor 2026 në ora 17:30”, tha ai.

Kërkesa e Tahirit vjen në kuadër të debatit në Kuvend për ndryshimin e legjislacionit që lidhet me Dhomat e Specializuara, çështje e cila ka nxitur edhe protestë para objektit të Kuvendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.