Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Asambleisti i LDK-së në Obiliq jep dorëheqje nga partia, mandatin e vazhdon si i pavarur

Gazeta10
05 October 2026 - 15:30

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Labinot Mirena, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mirena ka bërë të ditur se mandatin në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdojë si asambleist i pavarur.

Ai ka thënë se vendimi i tij lidhet me mospajtimin ndaj qëndrimit të LDK-së për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Ky vendim shpreh mospajtimin tim të thellë me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Për mua, kjo nuk është vetëm çështje politike apo partiake, por çështje parimesh dhe bindjesh personale”, ka shkruar Mirena.

Sipas tij, qëndrimi i LDK-së për këtë çështje bie ndesh me vlerat dhe bindjet që ai thotë se i ka përfaqësuar dhe vazhdon t’i përfaqësojë.

“Prandaj, nga sot mandatin tim në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me qëndrime të qarta dhe me përgjegjësi para qytetarëve të Obiliqit që më kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.