Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia përdor topin e ujit për t’i shpërndarë protestuesit

Gazeta10
05 October 2026 - 20:14

Situata pranë Kuvendit të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një grup protestuesish kanë vazhduar të qëndrojnë në afërsi të objektit, duke hedhur mjete piroteknike në drejtim të zyrtarëve policorë.

Policia ka përdorur edhe topin e ujit në përpjekje për t’i shpërndarë protestuesit dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes disa protestues nuk u janë bindur urdhrave të Policisë, ndërsa janë dëgjuar duke i sharë dhe fyer zyrtarët policorë, si dhe duke hedhur mjete në drejtim të tyre.

Përreth objektit të Kuvendit vazhdon të ketë prani të shtuar të forcave policore, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në zonën përreth.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.