
Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar zhvillimet e fundit në veri sa i përketë protestës së realizuar nga komuniteti serb në Republikën e Kosovës për shkak të vendimit për targa, raporton Gazeta10.
“Nuk bëhet fjalë as për tabela të automjeteve, as për Asociacion të komunave me shumicë serbe, (…) bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ja kanë bërë Parisit dhe Berlinit, dhe tashi duhet ta kamufllojmë këtë refuzim që ja kanë bërë Bashkimit Europian në koordinim të ngushtë që e kanë me Kremlinin dhe presidentin despotik Putinin dhe këtë po e përdorin ata të cilën ende vazhdojnë ti dëgjonë në Republikën e Kosovës.”, tha Kurti./Gazeta10.