Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Gazeta10
06 October 2026 - 14:44

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet F.A., nën dyshimin për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, F.A. dyshohet se nga shtatori 2012 deri në qershor 2013, në Vushtrri, ka qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar që kishte për qëllim përfitimin e kundërligjshëm të pasurisë përmes marrjes së kredive bujqësore në një institucion bankar.

Prokuroria pretendon se i pandehuri kishte rol aktiv në sigurimin e kredimarrësve, vënien e tyre në lajthim, realizimin e kredive dhe pranimin e mjeteve të përfituara në emër të personave të tjerë.

Sipas aktakuzës, në disa raste F.A. dyshohet se ka marrë drejtpërdrejt paratë e kredive, ndërsa në raste të tjera ka përfituar pjesë të shumave të realizuara.

Në kuadër të kësaj veprimtarie, dyshohet se janë realizuar kredi bujqësore në emër të personave të ndryshëm, në shuma prej 5,100 deri në 10,000 euro, duke i shkaktuar institucionit bankar dëm të përgjithshëm prej 613,557.49 euro.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të dëshmohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.