
Kryeministri Albin Kurti tha se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk do bashkëpunim dhe takim me të.
Kurti tha se në takimin e mbrëmshëm kishin lënë mundësinë që të takoheshin sërish sot.
“Nga takimi i mbrëmshëm, e lamë mundësinë hapur që të takohemi edhe sot, por meqë kryetari i PDK-së, Hamza s’po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë”, tha ai.
Kurti tha se pa takim nuk mund të ketë marrëveshje.
“Tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohemi”, tha ai.
Një takim i djeshëm në Kuvend mes Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza përfundoi sërish pa sukses.