
Diplomati kosovar, Lulzim Hiseni, i zgjedhur edhe si ambasadori i ri i Kosovës në Francë përmes një postimi në “X” ka njoftuar se tashmë ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Krenar që përfaqësoj Kosovën në Francë dhe i nderuar që i kam dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Emmanuel Macron. Një mision që më prek thellë në zemër, në shërbim të partneritetit tonë, ambicies sonë evropiane dhe miqësisë mes popujve tanë”, ka shkruar Hiseni.