
Bedri Hamza ka folur edhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se marrëveshja për të nuk është një marrëveshje me PDK-në.
Sipas Hamzës, nëse ekziston një marrëveshje për kandidaturën e Sejdiut, ajo duhet të jetë mes subjekteve të tjera politike, përfshirë LDK-në, dhe jo një marrëveshje e PDK-së.
“Për Sejdiun, marrëveshja nuk është me PDK-në. Është marrëveshje për subjekt tjetër, është me LDK-në. As s’kam vërejtje personale e as politike, por s’është marrëveshje në tavolinë”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka theksuar se PDK-ja nuk ka kundërshtim personal apo politik ndaj Sejdiut, por ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si është paraqitur marrëveshja për kandidaturën e tij.