
Gazetarja e Kanal 10, e cila po raporton drejtpërdrejt nga protesta në Prishtinë, ka bërë të ditur se deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse do të mbahet seancë e Kuvendit.
Sipas saj, situata vazhdon të ndiqet nga afër, ndërsa protestuesit po qëndrojnë në qendër të Prishtinës.
Ndërkohë, organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike, duke kërkuar që protesta të vazhdojë pa incidente.
Haziri ka paralajmëruar gjithashtu se në orën 21:00 do të mbahet një protestë gjithëpopullore.
Ai ka deklaruar se, sipas tij, nëse nuk ka zhvillime lidhur me kërkesat e protestuesve, tubimi do të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes./Gazeta10