Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri i drejtohet Kurtit: Që 21 ditë jemi në shesh e do të rrimë aty deri të plotësohet kërkesa jonë

Gazeta10
06 October 2026 - 18:25

Çlirim Haziri,  në protestën e “Jo në Emrin tim”, ka deklaruar se çështja e historisë dhe luftës së UÇK-së dhe projektligji për Specialen nuk mund të trajtohen si pjesë e pazareve politike.

Ai ka theksuar se protestuesit tash e 21 ditë janë duke qëndruar në sheshet e Prishtinës dhe se do të vazhdojnë protestën deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesat e tyre.

“Protesta është për UÇK-në, për historinë. Tonë s’bën me u trajtu si çështje e pazareve politike. Janë bërë 21 ditë që ne qëndrojmë në sheshet e Prishtinës, e pas këtij qëndrimi kryeministri thotë se s’na ka parë e as nuk na ka dëgjuar. Atëherë po ia themi këto: Kryeministër, jemi këtu. Kemi qëndruar 21 ditë dhe do të jemi këtu deri sa kërkesat tona të marrin përgjigje”, ka deklaruar Haziri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.