Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Shteti ynë është i fortë, propaganda e Serbisë nuk do të jetë e suksesshme

Gazeta10
07 November 2022 - 15:51

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe provokimet e shtetit serb ndaj Kosovës, ku Kurti është shprehur se përpjekjet e tilla janë të pa suksesshme, raporton Gazeta10.

“Përpjekjet e tilla do të jenë të pa suksesshme, sepse shteti ynë është i fortë, demokratik i cili ka rritke ekonomike dhe shoqërore në cdo fushë e aspekt duke qenë njëkohësisht edhe i rreshtuar me Bashkimin Europian, me ShBA-të, dhe me NATO-n.”, tha Kurti.

Ai tutje ka thënë se propaganda e mediave serbe po mundohen ta shtrembërojnë të dhënat e Policisë së Kosovës.

“Në kuadër të këtij cëllimi të Serbisë dhe përfaqësuesëve politik të saj së fundmi i kanë shtuar edhe aktivitetet kundër Kosovës, përfshirë këtu propagandën, përhapjen e lajmeve të rreme, inskenim të incidenteve të ndryshme dhe provokimeve të tjera. Pasqyrimi mediatik i incidenteve të ndryshme si incidente ndëretnike është bërë përmes deklarimeve nga krerët shtetëror të Serbisë duke synuar të keqpërdorin, të shtremërojnë të dhënat e evidentuara në Policinë e Kosovës.”, tha Kurti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.