
Analisti politik Arton Demhasaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke folur për protestat dhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tyre.
Duke folur në emisionin “Adresa”, Demhasaj ka deklaruar se Kurti, sipas tij, e kupton shumë mirë rëndësinë politike të protestave dhe nuk dëshiron të përballet drejtpërdrejt me masën protestuese.
“Albin Kurti e din shumë mirë rëndësinë e protestave dhe nuk po gjen guxim me u ballafaqu me ta, as në zgjedhje me u ballafaqu me ta, sepse e kuptoi që kjo masë mundet me shpërthy shumë kundër tij”, ka thënë Demhasaj.
Sipas tij, zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në mobilizimin e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në përfshirjen e PDK-së në zhvillimet politike.
“Ka arsye që Vetëvendosje u zbraz duke e vendos PDK-në në lojë. E shujti protestën që ndoshta ishte protesta ma e zhurmshme”, është shprehur ai.
Demhasaj ka vlerësuar se, pavarësisht zhvillimeve dhe përplasjeve politike, Kurti nuk ka dalë i humbur nga kjo situatë.
“S’ka hup kurgja, ka fitu dhe e bani një presidente qysh e dashti vet”, ka deklaruar analisti.