Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratimi i projektligjit për Specialen, Korqa: Kurti aty u tregua lider, ka mujt me thanë s’e kam kriju unë Gjykatën Speciale

Gazeta10
07 October 2026 - 23:11

Një përplasje verbale është zhvilluar sonte në emisionin “Adresa”, gjatë diskutimit për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e Gjykatës Speciale.

Burim Korqa e ka cilësuar situatën si një “ofrim të zgjedhjeve”, ndërsa Nol Nushi nga PSD-ja e ka kundërshtuar, duke thënë se bëhet fjalë për “ofrim të votës”.

Korqa tha se në këtë situatë është treguar lidership, pasi, sipas tij, është dashur të merret një qëndrim edhe përballë çështjes së Gjykatës Speciale.

“Qaty u tregu lider, sepse ka mujt me thanë: unë s’e kom kriju Gjykatën Speciale edhe s’pom intereson”, deklaroi Korqa.

Ndërkohë, Nushi iu kundërpërgjigj duke e kritikuar mënyrën e argumentimit të Korqa.

“Këto s’janë sjellje t’burrështasve, i paske pritjet e ulëta”, tha Nushi.

Debati mes të dyve u zhvillua në kuadër të diskutimeve për zhvillimet politike dhe vendimmarrjen e institucioneve rreth çështjes së Dhomave të Specializuara. Kuvendi i Kosovës ka miratuar së fundmi ndryshimet e propozuara në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.