Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulme me raketa ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Gazeta10
08 October 2026 - 8:22

Tre persona janë vrarë dhe 36 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera ndaj dy aeroporteve në Arabinë Saudite, për të cilat rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë.

Sipas BBC-së, dy persona u vranë dhe 28 u plagosën në sulmin ndaj aeroportit ndërkombëtar të Abhas, ndërsa një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në aeroportin “King Khalid” në Riad.

Autoritetet saudite thanë se viktimat në Abha ishin dy gra, shtetase të Marokut dhe Algjerisë, ndërsa viktima në Riad ishte një shtetas i Sudanit.

Zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, tha se grupi kishte përdorur raketa balistike dhe dronë në sulmet ndaj aeroporteve saudite. Ai pretendoi se sulmet ishin përgjigje ndaj bombardimeve saudite në Jemen.

Sulmet e 6 dhe 7 tetorit shënojnë një përshkallëzim të ri të luftës në Jemen, mes forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Huthëve të mbështetur nga Irani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.