Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Granit Xhaka dënohet me gjobë me kusht për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit

Gazeta10
08 October 2026 - 14:45

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për falsifikimin e dy certifikatave të vaksinimit gjatë pandemisë së COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram.

Xhaka është dënuar me urdhër penal me 50 ditë-gjobë, nga 3 mijë franga zvicerane secila, me kusht.

“Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet, nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryej asnjë shkelje tjetër. Shpenzimet e procedurës i kam paguar”, ka sqaruar Xhaka.

Futbollisti shqiptar pranoi më herët se gjatë pandemisë kishte falsifikuar dy certifikata vaksinimi. Pranimi i tij erdhi pasi gazeta zvicerane “Blick” kishte raportuar për një procedim të Prokurorisë së Lucernës lidhur me rastin.

“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, ka shkruar Xhaka në reagimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.