Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Gazeta10
08 October 2026 - 14:54

Brenda Kuvendit të Shqipërisë ka nisur seanca plenare e radhës ku pritet që të votohet Reforma Territoriale, ndërkohë jashtë godinës ka situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit e pranishëm janë duke u përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

Gjithashtu policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.

Ndërkohë policia ka shoqëruar një protestues. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, policia ka shoqëruar shtetasin Ilir Tusha.

Teksa në vendin ku po mbahet protesta ka kaluar një ambulancë, qytetarët janë larguar për t’i hapur rrugën që të kalojë, pa krijuar pengesa./TCh

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.