Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në disa institucione shtetërore në Shqipëri

Gazeta10
09 October 2026 - 10:54

Një email kërcënues ka mbërritur ditën e sotme në disa institucione shtetërore në Shqipëri, përfshirë edhe Shkollën e Magjistraturës, raporton A2 CNN.

Në mesazhin e dërguar nga një adresë jashtë sistemeve zyrtare qeveritare, autori pretendon se është udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me vendosjen e një mjeti shpërthyes në ndërtesën e një institucioni. Në email ka edhe kërcënime ndaj shqiptarëve që të njohin Kosovën si territor rë Serbisë.

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në email, ndërsa institucioneve u kërkohet të mos klikojnë lidhje interneti apo bashkëngjitje nëse dërguesi nuk është i njohur.
“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në email, ndërsa institucioneve u kërkohet të mos klikojnë lidhje interneti apo bashkëngjitje nëse dërguesi nuk është i njohur.

Pas sinjalizimeve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të këtyre mesazheve. Dyshohet se janë alarme false.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.