Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtetasi i Kosovës kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi

Gazeta10
10 October 2026 - 15:23

Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën gjatë një kontrolli të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Zvarranikët ishin paketuar në kuti dhe, të mbështjellë me pëlhura, ishin fshehur nën sediljen e automjetit.

Midis kafshëve të sekuestruara ka pitonë dhe gjarpërinj të tjerë që besohet se u përkasin specieve të mbrojtura kurse njëri prej tyre është gjarpri helmues i llojit “Baron Snake”.

Kundër autorit është iniciuar procedurë përkatëse./Alsat/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.