Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Gazeta10
10 October 2026 - 22:43

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nga 1 nëntori do të fillojë kontrolli për bizneset që operojnë online.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar, se të gjitha bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime online, duhet të përfundojnë regjistrimin dhe të pajisen me certifikatën e regjistrimit të biznesit deri më 31 tetor 2026.

“Nga 1 nëntori 2026, do të nisin kontrollet nga inspektorët përkatës ndaj bizneseve që operojnë online dhe kompanive postare, për të verifikuar dokumentacionin dhe zbatimin e kërkesave ligjore.

Nuk mund të ketë konkurrencë të drejtë kur disa biznese i respektojnë rregullat, ndërsa të tjerat i shmangin ato.

Formalizimi i tregtisë online mbron konsumatorët, garanton transparencë dhe krijon kushte të barabarta për të gjithë. Regjistrohuni me kohë. Ligji zbatohet për të gjithë, pa përjashtim” ka shkruar Kusari-Lila.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.