Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dehur, shqiptari hyn me makinë në lokal dhe lëndon 3 persona në Selanik

Gazeta10
11 October 2026 - 16:27

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një lokali plot me klientë.

Nga përplasja u lënduan tre persona që ndodheshin në lokal, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Policia arrestoi drejtuesin 45-vjeçar, me shtetësi shqiptare.

Testi i alkoolit tregoi 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri i lejuar është 0,25 mg/l.

Shoferi do të dërgohet para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.

VIDEO E AKSIDENTIT

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.