Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KPM aprovon transmetimin eksperimental të “Radio Policia”

Gazeta10
12 October 2026 - 11:49

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) e ka aprovuar transmetimin eksperimental të “Radio Policia”.

Ky aprovim u bë në mbledhjen e sotme të KPM-së me gjashtë vota për dhe asnjë kundër.

Transmetimi eksperimental u bë sipas rregullores që çka hyrë në fuqi së fundi, ndërsa anëtarët e KPM-së bënë të ditur se nuk bëhet fjalë për licencim medial por vetëm transmetim eksperimental.

Kërkesa është bërë nga policia, dhe se u bë e ditur se kërkesa ka bazë ligjore.

“Radio Policia” si fushëveprim ka dhënien e lajmërimeve të trafikut, ku frekuenca pritet të jetë “92”, që sipas anëtarëve të KPM-së lidhet me policinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.