Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti me deputetin e VV-së gjatë protestës, merret vendimi për dy veteranët

Gazeta10
12 October 2026 - 19:04

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi dhe dyshohen për vepren penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit.

Megjithëse kjo nuk nënkupton se me ndërprerjen e masës së paraburgimit, ata janë liruar apo shpallur të pafajshëm, ose hetimet ndaj tyre kanë pushuar.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.