Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

Gazeta10
13 October 2026 - 12:33

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin më pas ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri.

Sipas njoftimit, ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në përmbushjen sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare,

Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë, me synimin për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve policore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.