Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ismaili pas konstituimit të Komisionit: Shëndetësia duhet të rikthehet në prioritetet e vendit

Gazeta10
13 October 2026 - 13:13

Uran Ismaili ka bërë të ditur se është konstituuar Komisioni për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën për më shumë vëmendje institucionale ndaj sektorit shëndetësor.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se çdo qytetar meriton kujdes shëndetësor në kohë, të sigurt dhe cilësor, si dhe mbrojtje nga shpenzimet e larta që mbulohen nga xhepi.

Si ish-ministër i Shëndetësisë, ai ka rikujtuar reformat që kishte nisur me pacientin në qendër, me synimin për të krijuar shërbime publike shëndetësore funksionale dhe të besueshme.

Ismaili që do të jetë në krye të këtij Komisioni, ka vlerësuar se vëmendja institucionale ndaj shëndetësisë ka rënë.

“Fatkeqësisht, vëmendja institucionale ndaj shëndetësisë ka rënë, ndërsa nevojat e qytetarëve mbeten të mëdha. Do të kërkoj që ajo të rikthehet ndër prioritetet e vendit, me veprime konkrete, investime të menduara mirë dhe përgjegjësi për rezultatet.

Do të dëgjojmë pacientët dhe profesionistët shëndetësorë, do të mbikëqyrim punën e institucioneve dhe do të shtyjmë përpara zgjidhje që përmirësojnë kujdesin për qytetarët dhe kushtet e punës për ata që kujdesen për ta”, shkroi ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.