Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump për rastin e ambasadores në Greqi: Nuk më pëlqeu ajo që lexova

Gazeta10
13 October 2026 - 18:12

Presidenti amerikan Donald Trump foli me gazetarët pasi Shtëpia e Bardhë ia kërkoi dorëheqjen ambasadores në Greqi, Kimberly Guifoyle.

Trump u pyet nëse ishte i befasuar nga akuzat ndaj ambasadores, duke pasur parasysh se ajo ishte pothuajse pjesëtare e familjes së tij.

Ai pranoi se ajo kishte qenë në lidhje me djalin e tij shumë kohë më parë dhe tha se po bënte një punë të mirë, por se nuk i pëlqente ajo që po lexonte, raporton BBC.

“Ajo shkoi në Greqi, po bënte një punë të mirë, por nuk na pëlqeu ajo që po lexonim”, tha ai, duke shtuar se ende nuk ka folur me ambasadoren.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi më herët se i ka kërkuar Guilfoyle-it të japë dorëheqje pas raportimeve në media për skandale të ndryshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.