Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti paralajmëron raport për Dhomat e Specializuara: Të gjeturat do t’i bëjnë me turp të gjithë ata që besuan në drejtësi

Gazeta10
13 October 2026 - 22:36

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Adresa” në Kanal10, Arben Ahmeti, ka paralajmëruar një zhvillim të ri lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas paralajmërimit të Ahmetit, nesër Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, pritet të publikojë një raport që lidhet me një hetim dyvjeçar, të cilin institucioni që ai drejton e ka ndërmarrë me iniciativë të vet.

Ahmeti ka lënë të kuptohet se të gjeturat e raportit mund të ngrenë pikëpyetje serioze lidhur me besimin në drejtësinë e këtij institucioni.

“Të gjeturat e raportit do të na bëjnë me turp gjithëve që kemi besuar për çfarëdo drejtësie në atë institucion. Kaç mund të them”,  tha Ahmeti.

Për më shumë: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.