
Një person është arrestuar nën dyshimin se sapo ishte liruar nga ndalimi policor, kishte telefonuar dhe kërcënuar bashkëshorten.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Gjakovë dhe u iniciua si “Dhunë në familje”. I dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Gjakovë 13.10.2026 – 17:00. Është raportuar se bashkëshorti-i dyshuari mashkull kosovar, posa ishte liruar nga ndalimi policor e kishte telefonuar dhe kërcënuar viktimën-bashkëshorten. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.