Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Gazeta10
14 October 2026 - 10:22

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve personale.

Të mërkurën, në një mbledhje të kabinetit qeveritar, ekzekutivi miratoi dy propozim-vendime ku kërkon marrjen e autorizimeve nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nga ministri i Punës, Andin Hoti, nënkuptojnë njohjen e kontributeve personale të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar në Austri dhe Turqi.

“Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i një baze të re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet në fushën e sigurmeve sociale, e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve sociale për përfitimin e pensioneve”.

“Qytetarëve që kanë punuar për një kohë të gjatë në Republikën e Austrisë, do të kenë të drejtë të marrin pensionet në Kosovë dhe anasjelltas kudo që ata jetojnë. Gjithashtu, qytetarëve të Kosovës do t’u njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve për të realizuar pensionet”, tha Hoti.

Qeveria miratoi dy propozim-vendimet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.