Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Azemi e jep lajmin në Kanal 10: Komuna ka filluar ekzekutimin e pagave për punëtorët teknik, por greva s’do të ndalet

Gazeta10
14 October 2026 - 12:19

Kreu i Sindikatës për Sektorin Privat, Jusuf Azemi e ka dhënë një lajm të mirë sa i përket ekzekutimin të pagave për punëtorët teknik të shkollave fillore dhe të mesme nga Komuna e Prishtinës.

Ai këtë lajm e ka konfirmuar në emisionin “Përditë” në Kanal 10.

“Kam informacion se Komuna e Prishtinës veç ka filluar ta bëjë ekzekutimin e pagave për punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet”, tha ai, duke shtuar se megjithatë këto mjete do të ndahen jo konform Ligjit të Qeverisë .

Sipas tij, vendimi i tyre është përfundimtar që vetëm kur të paguhen të gjitha borxhet ne do t’i kthehemi punës.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.