
Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk Ozkan Ulutas, tek gjeneralmajori italian Roberto Vergori.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Presidentja e re e vendit ka falënderuar KFOR-in për ruajtjen e paqes në vend tash e 27 vite. Pula tha se me mbështetjen e KFOR-it janë fuqizuar institucionet e sigurisë së Kosovës.