
Studentët shqiptarë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të protestuar.
Për protestat në Tiranë është duke raportuar përmes një transmetimi të drejtpërdrejt edhe Retuers, ku thuhet se studentët po protestojnë kundër kushteve në universitete, tarifave të studimit, mbështetjes financiare dhe mundësive për punësim pas diplomimit.
Ndryshe, dje, qindra studentë dhe qytetarë protestuan për rreth nëntë orë më 13 tetor në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë perspektive për të rinjtë.