
Për të dytën ditë me radhë po vazhdon protesta e studentëve në Tiranë.
Studentët e disa universiteteve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë edhe sot në rrugë, një ditë pas protestës së shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë.
Protesta po zhvillohet me tensione. Protuesit po hedhin gurë dhe gjësende në drejtim të Policisë, ndërkaq Policia po përdorë ujë me presion për t’i larguar protestuesit.