Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur

Gazeta10
15 October 2026 - 18:14

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, mori pjesë në Konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

Në adresimin e tij, ministri Hoti theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen dhe avancimin e të drejtave të personave të verbër dhe personave me vështirësi në të pamur.

Ai vuri në pah, siç u shpreh, “mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe shërbimet sociale që ofrohen për personat e verbër, përfshirë kompensimin për shoqëruesit personalë, sipas kategorive të përcaktuara me ligj”.

Hoti theksoi gjithashtu mbështetjen që Ministria u ofron organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve sociale, përfshirë iniciativat për fuqizimin e grave të verbra.

Sipas njoftimit të Ministrisë, një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së përfshirjes së personave të verbër në tregun e punës, si një nga faktorët kyç për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.

Në këtë drejtim, Ministri Hoti theksoi angazhimin e Ministrisë përmes Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, për të krijuar më shumë mundësi për aftësim, punësim dhe pavarësi ekonomike.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.