
Kongresisti republikan, Robert Aderholt, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke thënë se të gjitha palët duhet që ta ‘’refuzojnë dhunën’’, ndërsa qeveria duhet që t’i respektojë të drejtat e ‘’protestuesve paqësorë’’.
Kongresisti amerikan, ka shtuar edhe se, të rinjtë shqiptarë e meritojnë që të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit.
‘’Jam thellësisht i shqetësuar për trazirat në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione që japin llogari dhe lirinë për ta shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet ta refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet t’i respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit’’, ka shkruar ai.
I am deeply concerned by the escalating unrest in NATO Ally Albania. The Albanian people deserve the rule of law, accountable institutions, and the freedom to make their voices heard. All parties must reject violence, and the government must respect the rights of peaceful protesters. Albania’s young people deserve a voice in shaping their nation’s future.
— Robert Aderholt (@Robert_Aderholt) October 17, 2026