
“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi ai, ndërsa theksoi se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës së verbër.
Me një gur në dorë, tha “se ajo armë mund të bëhet edhe vdekjeprurëse”. Sipas tij, nuk janë studentët që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”.
“Unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë, familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë (për gurin) në breshëri, pa pushim! Me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës, janë familje që jetojnë me të ardhura shumë modeste, për sakrificën dhe qëndresën e këtyre heronjve të shtetit.
Në këto orë që nuk po sfidohem unë, qeveria, një shumicë qeverisëse, por një rrugë, një mision, një objektiv! Sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”, tha kreu i qeverisë referuar punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë qenë në përballje frontale me protestuesit