Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin

Gazeta10
18 October 2026 - 21:14

Pas takimit gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë kanë dalë më një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale me protestat në kryeqytet.

Në deklaratën e tyre ata kanë bërë thirrje që palët të zgjedhin dialogun mbi konfliktin.

“Apeli ynë është për të gjithë: qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen, drejtësia të garantohet, ligji të respektohet dhe paqja të mbrohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi frikën, shkatërrimin dhe përçarjen, por mbi dinjitetin, besimin e ndërsjellë dhe vullnetin për të gjetur zgjidhje paqësore.

Me përulësi i drejtohemi të gjitha palëve të zgjedhin dialogun mbi konfliktin dhe përgjegjësinë mbi përshkallëzimin, duke vendosur mbi çdo interes të ngushtë të mirën e përbashkët, sigurinë e qytetarëve dhe paqen shoqërore”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Joan Pelushi nga Katedralja Ngjallja në Tiranë gjatë meshës së ditës së sotme shprehu se në këtë situatë është e domosdoshme që të merren vendimet e duhura.

“Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Kryepiskopi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.